Shoqëria AlbaKult, klutivon kulturën dhe traditën e mirefillt shqiptare. Për këtë qëllim u krijua edhe Oda Shqiptare.

Shqiptarët përpos trashëgimisë materiale e kulturore, gjithmonë kanë patur edhe trashëgiminë shpirtërore, doket, zakonet, traditat në rast gëzimi e hidhërimi, të cilat i kanë ruajtur ndër shekuj.

Këto tradita dikur ruheshin nëpër trevat shqiptare, nëpër shtëpi e oda. Nje e tille gjindet edhe ne Osterumundigen ku Shoqeria Kulturore AlbaKult mblidhet dhe diskutojne e kendojne kenge te ndryshme e që përkujdesen që ato tradita të mos bijnë në harresë.

Nga tradita shqiptare,  do të paraqitën lojërat e dikurshme shqiptare « Loja e filxhanëve » dhe « Loja e kapuçave », në të cilët anëtarët e Shoqërisë në odën e burrave paraqitën se si luheshin këto lojëra dhe se si u këndohej humbësve dhe si përqesheshin ata me anë të këngëve të ndryshme.

Dasma, gjithmonë ka zënë vend në traditën shqiptare, para saj nusja gjatë tërë vitit përgatiste pajën, familjet që përcillnin dhe merrnin nusen përgatiteshin për dasmë, nusja bënte ritualet tradicionale e dasmat nuk ndaleshin, bile as në raste lufte e vdekjeje, ngase në traditën shqiptare dasma ishte dasmë e vdekja ishte vdekje.