Kremtimi i „ALBAFEST BERN“ 2023

By 3 mins read

Mbrëmë  me 18 Nentor.2023 u organizua dhe u mbajt festa e madhe „ALBAFEST-BERN“

Per argëtim te pranishmeve u kujdes Albakult, me muzike dhe Valle te bukura nga Grupi i Floklorit dhe Grupi Rinor i përbër nga Vajza dhe Djem te shkëlqyeshëm.

E Pranishme ishte edhe Sekretarja e parë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës, Zonja Fixhrije Blaku, falenderojmë shumë Zonjën F.Blaku për kohën dhe Prezencën e saj.

Ngjarje kjo e cila i parapriu festës së Nëntorit, dites së flalmurit, dhe pavarësisë së Shqiperisë. Programi u hap me instrumentalin e përgatitur dhe interpretuar nga e gjith shoqeria kulturore Artistike „ALABKULT“,  „Prinë Flamuri“,  me udhëheqes artistik Ajet Cërvadiku si dhe Koreografin Elham Istogu.

Shoqata „Atdheu“ me Kryetarin e saj Xhemshir Zenuni nga Thuni erdhi me dy valle traditcionale me koreografi nga trashëgimija jone e pasur folklorike.  Freskinë dhe ëmbëlsine intrpretuese e sollen në skenë grupi i vajzave të „Albakult“-tit me dy këngë: „Tuman kuqe“ dhe „Do te kemi Shqiperinë“.

Koreografia e shkëlyqer  e përgaditur nga Lamiu, befasoi për mrekullin e hedhjes se valleve te grupit vallezues.  Me kengen „Zoti paska than motra edhe bija kem vetem një Nanë dhe ajo asht Shipnia“ grupi Burrave solli tek te pranishmit frymen patriotike , ndersa me  kengen „Moj e mira gjufurrake“ te kenduar nga Feriz Hoti dhe shoqeruar nga grupi vazhdoi ritmi i kengeve popullore.

Kengetaret tan te mirenjohur tani per gjithe publikun shqiptar ne Bern dhe me gjer, Armend Terziu, Blerim Ramadani,  Zymer Zeneli dhe Jakup Kelmendi kenduan nga nje kenge per te pranishmit.

Ishte nje feste shume e bukur ku te gjithe Bashkëatdhetarët tane ja dhane nje ngjyre te bukur kësaj feste.

Kulmi i gjithe ketij organizimi ishte doajemi i këngës popollore ne te gjithe trojet Shqiptare, SHAQIR CERVADIKU.

Per te rinjët dhe te pranishmit në fund u kujdes Dj Nass, meq`rast atmosfera mbërriti në maksimum.

Falenderim i përzemërt të gjithë pjesëmarrësve që më prezencën e tyre, nderuan shoqërin ALBAKULT, nga të cilet morëm pershtypje të  mira që programi i organizuar ishte i mrekullueshëm.

ALBAKULT, mbetet e perkushtuar pre te sjell tek ju dashamirës të artit, të kulturës dhe traditës shqiptare, gjithnjë program me kualitet!

Me shume respekt ,
Kryesia e Shoqërise Kulturore  ALBAKULT.

 

  

 

1.5K views
Share: