Kremtimi i përvjetorti të pavarësisë së Kosovës dhe një vejtorit te Albakult

By 3 mins read

Në vigjilje të 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës në Ostermundingen, mbrëmë është mbajtur një koncert festiv githashtu në një vjetorin e themelimit të SHKA „Albakult“, me seli dhe qendër të veprimit në Ostermundingen me rrethine.
Sigurisht që ky koncert u organizua nga udhëheqja dhe anëtarët e rregullt të kësaj shoqërije,me pjesmarrjen edhe të një numri të madh bashkatdhetarësh që i dhan mbështetjen e nevojshme dhe kriĵuan një atmosferë që vështirë se mund të harrohet.
Mes tjerësh që kishin ardhur për të nderuar këtë organizëm që tashmë mbushi vitin ishte edhe Sekretari i Ambasadës së Kosovës në Bern zotri Gjenis Haxhimehmeti,i cili i pershendeti të pranishmit në sallë dhe SHKA-s „Albakult“i deshiroj rritje dhe rrugëtim të mbarë, në prezentimin dhe kultivimin e vlerave tona kombëtare këtu në mërgim.Gjithashtu zotëri Haxhimehmeti të pranishmëve u uroj edhe Pavarësinë e Kosovës.
Programi festiv ishte i ndërtuar me një kronologji të jashtëzakonshme sepse aty filloj nga ardhmërija jonë, duke u nderlidhur pastaj edhe me të gjithë tjerët që jane organika dhe përbërja e ketij grupimi.
Jo rastësisht hapjen e bënë gjithmonë me femijët dhe talentët e rinj që „Albakult“ka në organikën e vet me një instrumental shumë të pëlqyer nga publiku i pranishëm në sallë.Ska asgje më të bukur s’e t’i shofësh në skenë me çifteli në dorë, edhe fëmijët nga mosha 5 vjeçare e deri te veteranët e shoqërisë qe kurrë nuk i mungojne për t’a përkrahë dhe ngritë atje ku e ka vendin.
T’i shofësh dhe t’i ndjeshë këta artëdashës në skenë është më tepër se kënaqësi,sepse tregojnë vullnet dhe talent të jashtëzakonshem,pa u lodhë asnjëher, kur është në pyetje kultura dhe tradita jonë kombëtare.Përshtypja dhe mbresa ishte e mrekullueshme e të e pranishmëve në sallë.
Bashkëpunimi me Shoqatat si motra nëper lokalitete të ndryshme ne Zvicërr ështe në nivel shumë të larte,njëra nga simotrat e „Albakult“-it është edhe Shoqata „Atdheu“nga Thuni e cila edhe një herë tregoj se punon me përkushtim dhe admirim për kulturën dhe traditën tonë duke sjelle para të pranishme disa valle vortuoze,falemnderit ishit të mrekullueshëm.
Të mrekullueshëme gjithashtu ishin edhe vajzat e grupit që me paraqitjen e tyre me kengë dhe me vallet e tyre lanë mbresa dhe të pranishmit u knaqën pafund.
Edhe veteranët e „Albakult“-tit lan një shije të jashtëzakonshme me paraqitjen e tyre në skenë dhe u duartrokiten gjatë.
Befasi e këndshme ishte paraqitja para publikut e Blertë Cervadikut bashkë me artistin tashme me emer Armend Terziun me këngën që kënduan bashk në duet e që pati impakt të mrekullueshëm te të pranishmit në sallë dhe që u duartokit gjatë.
Një befasi e këndshme ishte edhe e reja Ylljonë Shala që këndoje një këngë qe u pranua me ovacione nga publiku në sallë.Interpretimi dhe impenjimi i Yllëjonës ishte virtuozë,të lumtë Ylljonë dëshmove se je një zë i së ardhës së „Albakult“-it dhe i muzikës kombëtare në përgjithësi.
Mbrëmja vazhdoj deri në orët e vona nën tingujt e muzikës popullore,ku për disponimin e të pranishmëve u kujdesën artistët :Armend Terziu,Blerim Ramadani dhe Skender Kelmendi.
Keshtu dhe vetëm kështu dëshmojmë nivel të lartë dhe s’e si duhet atdheu duke i zvilluar dhe mos i harruar asnjeherë traditat,doket dhe zakonet kombëtare.
Ska s’e si të jete ndryshe e bukura, se kur shef një kolorit kombëtarë me ngjyrat që simbolizojnë të shkuarën dhe të tashmën tone shqiptare ne skenat kudo nëper Europë,prandaj kush thotë se shqiptarët e mërgatës janë larg realitetit me atdheun bejnë gabimin e pafalshëm dhe qe nuk duhet perseritur kurrë.Dëshmi më bindëse se nata e mbrëmshme n’këtë rast nuk mundet me pasë.
Suksese „Albakult“ në ditëlindjen e parë dhe urojmë rrite dhe suksese të pandalshme.

 

Ndiqni ne Google Fotos Albumin me fotografi nga ngjarja „Kremtimi i nje vejtorit te Albakult“.

Nërsa së shpejti edhe videot në kanalin zyrtar të Albaklut: https://www.youtube.com/@albakult

 

504 views
Share: